23 Dhjetor 2024

Prodhimi i naftës në Iran po bie me ritme katastrofike

Teheran, 16 mars - Vëllimet e prodhimit të naftës në Iran në muajin shkurt janë minimale që nga fundi i vitit 2002, duke shënuar një rënie prej 3.38 milionë fuçi në ditë.

Të dhëna të tilla bën publike Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency, IEA).

Më parë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pat parashikuar se prodhimi iranian i naftës, për shkak të shtrëngimit të sanksioneve në vitin 2016, do të reduktohet deri në 3 milionë fuçi në ditë, por ky proces po del shumë më i shpejtë në realitet.

Sipas vlerësimeve të fundit të Agjencisë, që nga korriku, kur do të hyjë në fuqi embargoja për importet e naftës iraniane në vendet e BE-së, eksportet e Teheranit do të bien deri në 1 milion fuçi.

Analistët nuk përjashtojnë edhe mundësinë e asaj, që Irani do të jetë i detyruar të konservojë një pjesë të puseve, ndërkohë që vëllimet e nxjerrjes së naftës do të bien deri në nivelin e vitit 1988.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)