Prodhimi i fabrikave në SHBA ulet për herë të parë në tre vjet
New York, 5 shtator - Tensionet tregtare ndërmjet ShBA-së e Kinës dhe rritja e ngadaltë globale po ndikojnë mbi ekonominë amerikane, duke ulur prodhimin e fabrikave në gusht për herë të parë në tre vjet.
Një studim i Institutit për Menaxhimin e Furnizimit (ISM) tregon se prodhimi i fabrikave dhe porositë e reja në ShBA ranë ndjeshëm muajin e kaluar dhe tani po zvogëlohen.
Treguesi i prodhimit i ISM-së u ul në 49.1 në gusht, nga 51.2 në korrik, vlera më e ulët që nga janari i vitit 2016.
Një vlerë nën 50 tregon tkurrje të sektorit.
Raporti vlerëson se prodhimi mund të vazhdojë të ketë vështirësi, duke krijuar shqetësime për rënie ekonomike.