24 Dhjetor 2024

Prodhimi i çorapeve të falsifikuara përfundon me konfiskimin e tyre

Prishtinë, 3 korrik - Më 1 dhe 2 korrik 2013 Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit me njësitë e saja të Prishtinës ka bërë një kontroll në një fabrikë për prodhimin e çorapeve me pronar A. D. shtetas i Turqisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “cenim i të drejtave të patentës” nga neni 295 i KPK-së si dhe “prodhim, përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme” nga neni 303 i KPK-së.

Dyshimet e para të ngritura kanë orientuar hetuesit policorë në këtë fabrikë se janë duke u prodhuar veshmbathje të falsifikuara, respektivisht çorape të markave të njohura botërore, si: Adidas, Nike, Puma, e marka të tjera.

Pas kontrollimit përkohësisht është bllokuar një sasi e madhe e mallit nga ana e inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë deri në nxjerrjen e një aktvendimi tjetër.

Janë konfiskuar si mall i dyshuar: Adidas 4146 komplete X 12 palë = 49752 palë, Puma 3412 komplete X 12 palë = 40944 palë, Nike 4245 komplete X 12 palë = 50940 palë, Tiketa të gatshme të markave Adidas, Puma dhe Nike 20 000 copë.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe Dogana e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Njësia e forenzikës rajonale, Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)