22 Dhjetor 2024

Privilegjet e Feroniklit vazhdojnë

Prishtinë, 13 tetor - Ekspertët të ekonomisë vlerësojnë se shitja e energjisë elektrike me çmim më të ulët për ndërmarrjen “Feronikel”, ka qenë një gabim shumë i madha, për shkak se është krijuar një pozitë jo e barabartë ndërmjet shfrytëzuesve të energjisë elektrike.

Për arsye se me një vendim të tillë ka krijuar një lloj “diskriminimi pozitiv” në raport me kompanitë e tjera të Kosovës. Eksperti i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se një vendim të tillë e ka marrë shtylla e katërt e UNMIK-ut, ndërsa kjo është dashur të shqyrtohet nga Ministria e Energjetikës dhe Minierave, respektivisht nga ana e KEK-ut.

“Nuk mund të ketë të privilegjuar, për arsye se një gjë e tillë është diskriminuese për pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët janë parapagues të rregullt të energjisë elektrike”, tha Sadiku.

Myzejene Selmani, kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonomi Tregti dhe Transport, thotë se problem serioz është energjia e elektrike, pasi që për kompaninë “Feronikel”, si gjatë sezonit dimëror ashtu edhe gjatë verës, çmimi i shitjes është i njëjtë.

Ndërsa, zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, tha se kontrata për ndërmarrjen e “Feronikelit”, e cila parasheh çmim më të lirë të energjisë elektrike është e bazuar në termat e jurispodencës britanike. “KEK-u, nuk është pajtuar asnjëherë me një kontratë të tillë, por ka qene e imponuar. Prandaj, ka nisur negocimin, siç e parasheh edhe kontrata”. Afati i kontratës që parashihte ulje të çmimit për ndërmarrjen e “Feronikelit”, përfundon në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë kur edhe përfundon kontrata pesëvjeçare, theksoi Buzhala.

Ndërsa, zëdhënësi i kompanisë “Feronikeli”, Arten Bajrushi, thotë se prej fillimit të rehabilitimit të shkritores janë ndërmarrë hapa për mbrojtje të ambientit. “Deri me tani me se 10 milionë euro janë investuar ne këtë drejtim. Investimi i fundit ka qenë në furrat elektrike, ku janë vendosur filtra të tipit venturi, të cilët janë duke operuar”, tha Bajrushi. (Lajm)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)