Prishtina me objekte të pasigurta për banim dhe me cilësi të dyshimtë
Prishtinë, 15 prill - Arkitektët thonë se po legalizohen objekte të pasigurta për banim dhe me një cilësi të dyshimtë.
Sipas tyre, pranimet teknike të objekteve të reja nuk janë në nivelin që duhet të ishin, duke marrë parasysh numrin e objekteve që ndërtohen dhe numrin e objekteve që u nënshtrohen pranimeve teknike
Çështja se sa janë të sigurta objektet e banimit që janë ndërtuar e po ndërtohen pas luftës në Kosovë vazhdon të mbetet e panjohur për shumë qytetarë.
Ekspertët dhe inxhinierët e ndërtimtarisë vlerësojnë se në kryeqytet që nga paslufta janë ndërtuar 10 mijë objekte pa leje, por në Komunën e Prishtinës thonë se numri i ndërtimeve ilegale nuk është më i lartë se 6158 sosh, aq sa edhe kanë aplikuar për legalizim.
Arkitektët thonë se po legalizohen objekte të pasigurta për banim dhe me një cilësi të dyshimtë. Profesori i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Naser Kabashi, tha për gazetën se nga aspekti i arkitekturës këto objekte nuk janë në nivelin çfarë duhet të ishin.
Sipas Kabashit, pranimet teknike të objekteve të reja nuk janë në nivelin që duhet të ishin, duke marrë parasysh numrin e objekteve që ndërtohen dhe numrin e objekteve që u nënshtrohen pranimeve teknike.
/Kosova Sot/