Prezantohet version i ri Seat Leon FR
Barcelonë, 7 prill - Është prezantuar versioni i ri i modelit sportiv Seat Leon FR, nën emrin Supercopa Edition.
Shtesat impresive në karroceri për modelin Leon, japin pamje të re, të cilat do ti tërheqin vozitësit që adhurojnë performanca sportive.
Ky version vjen me tre ngjyra, Nevada White, Emocion Red dhe Speed Blue. Nën kapakun e motorit fshihet motori 2.0 litërsh benzinë TSI me 211 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë është edhe motori me naftë 2.0 litërsh TDI me 170 kuaj fuqi.
Motori me benzinë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 6.9 sekonda, derisa harxhimet do të jenë rreth 10 litra në 100 km.