Prezantohet Range Roveri i ri
Londër, 9 shtator - Në pritje të prezantimit të saj në sallonin e Parisit në fund të muajit shtator, kompania e Land Rover ka paraqitur modelin e saj të fundit të Range Rover në një aktivitet në Londër.
Modeli i ri do të ofrojë një gamë të gjërë të kësaj makine e cila pritet të jetë në naftë dhe benzinë.
Sipas drejtuesve të kompanisë ajo do të ketë një ndërthurje mes luksit dhe kapacitetit mbajtës. Ndërsa makina pritet të dalë në treg me një çmim prej 91.500 euro.