Prezantohet modeli i ri të Ferrari 458 Italia Estremo Edizione
Romë, 17 nëntor - Kompania prestigjioze DMC më në fund ka prezantuar modelin e ri të Ferrari 458 Italia Estremo Edizione.
E cilësuar si një veturë pa kufij, Estremo Edizione i ri është modifikuar plotësisht dhe dallon qind për qind nga modeli i kaluar.
Sa i përket karrocerisë, kjo veturë është e ndërtuar nga fibrat e karbonit dhe ka rrota të profilit të ultë dhe fellne prej 21 inçësh.
Fuqia motorike është mbresëlënëse pasi nën kapak gjendet motori me 4.5 litra V8 që liron shumë pak gazra. Dhe falë këtyre modifikimeve kjo veturë prodhon 592 KF, dhe ushtron shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 3.1 sekonda, kurse shpejtësia maksimale e kësaj veture shkon në 332 km/h.
Prodhimi do të jetë i kufizuar në vetëm 15 njësi, dhe çdo e treta veturë do të quhet Gold Edition që do të ketë pjesë shtesë ende të panjohura për blerësit.