Prezantohet modeli i ri i Audi A6 Avant
Frankfurt, 15 qershor - Prodhuesi i automobilave Audi e prezantoi modelin e ri A6 Avant, i cili lirisht mund të themi se duket më bukur se limuzina, në bazë të së cilës është prodhuar.
Në krahasim me paraardhësin, ky model është më i madh dhe më i gjerë, me 70 mm hapësirë më të madhe ndërboshtore, por njëherësh edhe më kursimtar dhe më i lehtë.
Si është kjo e mundur? Me përdorimin e materialeve të lehta, aluminit i cili e përbën 20 për qind të strukturës dhe çelikut të fortësisë së madhe në pjesët vitale. Kështu kjo makinë është për 35 kg. më e lehtë se paraardhësi dhe në tërësi peshon 1.627 kilogramë.
Bagazhi themelor i është 560 litra, ndërsa me ulëset e pasme të palosura mund të gllabërojë gati 1.700 litra!
Blerësit do të mund të zgjedhin ndërmjet dy motorëve me naftë dhe dy me benzinë. Motori bazë me naftë është dylitërshi common-rail me 177 KF, derisa më i fuqishmi, trelitërshi V6 TDI do të ofrohet në tri versione, me 204, 245 dhe madje 313 KF.
Me ndihmën e këtij të fundit, A6 Avant deri në 100 km mund të përshpejtojë për 5.4 sekonda, derisa motori bazë me naftë 100 kilometra mund ti kalojë me gjithsejtë 5 litra karburant.
Adhuruesit e motorëve me benzinë mund të zgjedhin ndërmjet motorit 2.8-litra FSI atij 3 litra TFSI. I pari i zhvillon 204, derisa i dyti 300 KF. Shitja e kësaj makine është paralajmëruar për verë, ndërsa modeli bazë me naftë në Gjermani do të kushtojë 40.850 euro.