23 Dhjetor 2024

Prezantohet modeli i ri Aston Martin Rapide S

Londër, 3 shkurt - Edhe zyrtarisht është prezantuar modeli i ri Aston Martin Rapide S i cili sjell më shumë luks dhe fuqi në një siluetë bashkëkohore me 4 dyer.

Kështu, prodhuesi i falshëm britanik sjell një automobil të ri GT të cilin e karakterizon një ri-dizajn i butë, por edhe intervenimet inteligjente të inxhinierisë, me të cilat ky model planifikon të pozicionohet si vetura sportive më e bukur me 4 dyer.

Pra përveç disa përmirësimeve në aspektin e inxhinierisë, modeli luksoz Rapide S është edhe më i profilizuar se paraardhësi, falë shtesave të shumta në interierin edhe ashtu luksoz të kësaj limuzine gjithëpërfshirëse.

Rapide S edhe më tutje njihet si automobili i vërtetë Aston Martin, edhe pse maska e re e ftohësit në pjesën e përparme jep një karakter më të ashpër dhe bindës.

Rapide S në të njëjtën kohë është tejet luksoz dhe eksitus me një varg opsionesh të cilat u mundësojnë blerësve që të përshtatin veturën e tyre sipas shijes së tyre specifike, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për stilin luksoz dhe sportiv. Për shembull, pakoja e re opsion Carbon Exterior nxjerr në pah karakterin sportiv të kësaj veture.

Spoileri para, difuzori prapa, shtëpizat e retrovizorëve dhe shtesat në grupin e dritave nga fibrat e karbonit, e potencojnë shpirtin sportiv të veturës.

Për një përshtypje edhe më të madhe të luksit, blerësit mund të përcaktohen edhe për pakon e re të pajisjeve për interier në ngjyrën e zezë shkëlqyese e cila jep një pamje të thellë dhe të pasur të panelit të brendshëm dhe elementeve tjera.

Rrethi më i errët i instrumenteve dhe timoni me kornizë të zezë, e rrumbullakojnë këtë pako të pajisjeve.

Për ata që preferojnë ambient sportiv, gjithashtu nuk do të mbeten të dëshpëruar. Mbështjellëset e lëkurës dyngjyrëshe, gjithashtu janë prezantuar si premierë në modelin Rapide S, të cilat ofrojnë përshtypje vizuale.

Në listën e pajisjeve shtesë mund të gjendet edhe kamera për vozitje prapa dhe dy ekrane për pasagjerët në ulëset prapa me kufje pa tel, teledirigjues dhe DVD Changer me 6 DVD.

Ata që nuk pranojnë asgjë më pak se luksi dhe personalizimi ultimativ, mund të përcaktohen për shërbimin ‘Q by Aston Martin’, i cili ofron opsione specifike dhe unike për personifikim.

Ky shërbim ka të bëj me zgjedhjen e ngjyrave dhe materialeve, për çka kufiri është vetë qielli, me qëllim të përmbushjes së dëshirave të blerësve, të cilëve u mundësohet që të potencojnë kreativitetin e tyre dhe të përmbushin dëshirat e tyre për të pasur një veturë sa më luksoze dhe sportive.

Ndryshime janë bërë edhe aty ku në shikim të parë nuk mund të shihen. Kështu, nën kapakun e motorit gjendet versioni i avancuar i motorit atmosferik AM11 6.0 litërsh V12, i cili jep më shumë forcë dhe përshpejtim më të mirë gjatë të gjitha marsheve. Forca e përgjithshme që jep ky motor, është për 79 kuaj fuqi më shumë se modeli paraprak, pra tani janë 550 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 620 Nm.

Pra siç thamë jam përmirësuar edhe performancat në krahasim me modelin paraprak, kështu që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 4.9 sekonda, në krahasim me 5.2 sekonda sa ishte më parë, ndërsa shpejtësia maksimale nga 302 është shtuar në 305 km/h.

Teknologjitë e avancuara teknologjike kanë mundësuar rritjen e perfomancave, por njëherit edhe uljen e harxhimeve. Kështu, emetimi i gazrave është ulur për 7 për qind, pra nga 355 g/km në 332 g/km, derisa harxhimet sipas të dhënave zyrtare janë 14 litra për 100 km. Rapide S në shitje del qysh muajin e ardhshëm me një çmim prej rreth 180.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)