Prezantohet edhe zyrtarisht BMW X4 Crossover
Frankfurt, 7 mars - Nëse nga BMW kemi mësuar diçka është se kompania sa vjen e shton portfolion e saj të produkteve. Nëse kthehemi në të 90-tat, kompania kishte vetëm katër modele: serinë 3, 5, 6 dhe 7.
Por, që nga atëherë, prodhuesi bavarez i makinave jo vetëm se ka blerë Mini-n dhe Rolls-Royce-in, por e ka zgjeruar edhe vetë linjën e saj të modeleve.
Modeli i ri, i cili për herë të parë u prezantua si koncept vitin e kaluar në Shanghai Motor Show, është një version më i madh se X3 dhe më i vogël se X6. Mekanikisht, modeli X4 i ngjason pothuajse krejtësisht modelit të ri X3.
BMW pa dyshim se do të ofrojë versione të ndryshme të këtij modeli nëpër botë, por në SHBA do të ofrohet vetëm me këto specifika: X4 xDrive28i, me motori 2.0-litra me 240 kuajfuqi dhe me një çmim prej 45,625 dollarësh, apo modelin X4 xDrive35i me 300kf 3.0-litra ndërkaq çmimi i tij është 48,925 dollarë.
Megjithëse debutoi në Geneva Motor Show, modeli X4 nuk do të del në treg edhe për një kohë.