22 Dhjetor 2024

Prezantohen të gjeturat e studimeve mbi industrinë e ushqimit

Prishtinë, 24 shtator  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e përpunuesve të pemëve dhe perimeve kanë prezantuar të gjeturat e studimeve mbi industrinë e ushqimit, respektivisht sektorin e pemëve dhe perimeve në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut, z. Rukiqi, në hapje tha që nga studimet është vërejtur që kompanitë kanë potencial për eksport, por që ekzistojnë një numër i barrierave të cilat duhet adresuar, siç është konkurrueshmëria e çmimeve, qasja në rrjetet e shitjes, qasja në financa dhe sasitë e limitura. 57% kërkojnë më shumë njohuri për tregjet dhe 40% për rregullat specifike doganore të BE-së, financimin e eksportit (33%) dhe planin e biznesit/eksportit/marketingut (32%)- tha z. Rukiqi.

Znj. Olivera Ceni Bardiqi, Drejtoreshë në Departamentin për Analiza Ekonomike dhe Politika në OEK, në prezantim të të gjeturave ndër të tjera theksoi, që studimi ka përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor (Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën) me një mostër prej 144 kompanive.

Mbi të gjeturat për Kosovë, sektori i pemëve dhe perimeve në vend krysesisht punëson fuqi punëtore në mes 1 dhe 5 punëtorë (49%) dhe ka qarkullim mes 10.000 dhe 49.999 Euro (42%). Tutje, qasja në financa në nivel rajonal vazhdon të mbetet barrierë për bizneset e këtij sektori. Bizneset e Malit të Zi kanë raportuar në përqindje më të lartë barrierën në fjalë (60%), pasuar nga Maqedonia e Veriut (47%), Bosnja dhe Hercegovina (38%), Serbia (36%), Kosova (26%) dhe Shqipëria (7%).  Përderisa vendet e rajonit nuk i konsiderojnë problematike certifikimet e sigurisë së ushqimit, Kosova ka raportuar atë ndër problemet kryesore për rreth 37% të kompanive.

51% e kompanive në rajon janë të certifikuara me HACCP (Maqedoni 95%, Kosovë 23%), 23% me GAP Global; 15% në nivel rajonal nuk kanë asnjë çertifikim (19% në Kosovë)- theksoi znj. Ceni Bardiqi.

z. Hartim Gashi, udhëheqës i Shoqatës së përpunuesëve të pemëve dhe perimeve, në prezantim të të gjeturave rreth implikimit të pakos fiskale 2.0, theksoi që në përgjithësi pakoja ka ndikuar pozitivisht në fuqizimin e sekorit, mirëpo ka pasur disa vështirësi të cilat janë pengesa për zhvillim të mëtejmë, andaj edhe rekomandohet:

Zgjerimi i mëtejshëm i listës së agroinputeve  të lirua nga TVSH-ja;
Zbatimi më i shpejt i pakos së dytë fiskale (lirimi nga TVSH –ja për lëndët e para të importuara për prodhim);
Përjashtimi i akcizës në lëndë djegëse në prodhim;
Përjashtimi i TVSH-së në ambalazh nga qelqi;
Përjashtimi nga të gjitha taksat për tapat e shisheve nga qelqi;
Subvencionimi i çmimit të energjisë dhe ujit për industri;
Lirimi nga tatimi në fitim dhe subvencionimi për pjesën e produkteve që eksportohet;
Lirim nga TVSH-ja i lëndës së parë të blerë nga Qendra Grumbulluese dhe kompanitë e tjera brenda Kosovës (Pako 2.0 diskriminuese në këtë drejtim, pasi që TVSH-ja e lëndës së parë është 0% nga importi, ndërsa 8% nga Qendra Grumbulluese)- përfundoi z. Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)