Prezantohen modelitetet e fasadimit të objekteve banesoreâ në Skenderaj
Skenderaj, 21 shkurt - Komuna e Skenderajt ka deklaruar se ka filluar zbatimi në praktikë i premtimit të kryetarit Fadil Nura, sa i përket investimit publik në fasadimin e objekteve banesore brenda zonës së sheshit “Adem Jashari”.
Sot, kompania projektuese Vizion Project, ka bërë prezantimin e modealiteteve të fasadimit të ndërtesave përgjatë dhe përreth sheshit kryesor të qytetit.
Kryetari Nura ka thënë se me kompaninë projektuese do të punohen modalitete të pranueshme, e më pas, siç ka premtuar ai, bashkë me banorët rezidentë do të përcaktohen për planin më të mirë të mundshëm.
“Transformimi modern do të bëhet”, ka thënë kryetari Nura.
Shkelqim Osmani nga kompania Vizion Project, ka thënë se ndërhyrja në objektet në sheshin “Adem Jashari, është konceptuar të bëhet duke unifikuar fasadat e objekteve nëpërmjet ngjyrës dhe elementeve të tjera arkitektonike ekzistuese.
Fasadimi i ndërtesave në zonën I të qytetit ka qenë premtim i kryetarit Nura gjatë fushatës, ndërkohë që ai po fillon të zbatohet edhe në praktikë, në një kohë shumë të shkurtë.