Porsche prezanton rivalen e Ferrari 458
Frankfurt, 7 maj - Prodhuesi gjerman i makinave, Porsche, njoftoi se po punon në një super-makinë me motor V8, e cila mund të jetë një rivale për Ferrari Italia 458.
Makina e re do të quhet 961, pas një makine garash në vitin 1986. Vetura pritet të vijë si një Coupe me çati fikse dhe supozohet të ketë rreth 600 kuaj-fuqi. Nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm në dispozicion mbi motorin.
Një model i gatshëm i kësaj super-veture është planifikuar të hidhet në treg në vitin 2013