22 Dhjetor 2024

Porsche prezanton Panamera diesel

Frankfurt, 3 maj - Prodhuesi gjerman i makinave, Porsche, zbuloi zyrtarisht versionin naftë të Panamera-s së saj.

Sipas kompanisë, makina me katër dyer do të jetë në gjëndje të ecë 745 milje (1,200km ) me një rezervuar të mbushur, dhe do të ketë një emetim të CO2 prej 172g/km.

Pas versionit naftë të makinës Cayanne, Panamera përdor të njëjtin motor 3 litërsh V6 me 247 kuaj fuqi.

Shpejtësia nga 0-62mph (milje për orë) arrihet në më pak se 7 sekonda. Shpejtësia maksimale e Panamera naftë do të jetë 241km/h.

Makina do të jetë në shitje pas katër muajsh. Çmimet e saj do të fillojnë nga 62,134 stërlina, e cila është 649 stërlina më e lirë se versioni benzinë V6. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)