Porsche përgatit modelin 550 Spyder për vitin 2014
Paris, 6 tetor - Kompania automobilistike Porsche, është duke përgatitur edhe një model tjetër ri, dhe atë 550 Spyder, i cili në treg pritet gjatë vitit 2014.
Sipas lajmeve më të fundit, Porsche 550 Spyder i ri do të ketë platformë MSS (të cilën e përdor edhe modeli Volkswagen BlueSport dhe Audi R4) si dhe motor të vendosur në qendër.
Për tërheqje do të përkujdeset turbo-motori 1.9 litërsh me katër cilindra dhe me 213 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 291 Nm. Të dhëna të tjera për momentin nuk ka.