23 Dhjetor 2024

Porsche me modelin e ri 961

Paris, 17 nëntor - Prodhuesi “Porsche” i dha dritën e gjelbër për zhvillimin dhe prodhimin e konkurrentit për Ferrari 458 Italia, i cili me siguri të ketë shenjën 961.

Shefi i “Porsche-s”, Matthias Muller e konfirmoi që prodhuesi nga Shtutgarti është duke punuar në novitetin dhe me të cilin dëshirojnë të plotësojnë zbrazëtinë ndërmjet modeleve 911 GT2 RS dhe atij 918 Spyder.

Emri përfundimtar i tij ende nuk është konfirmuar, por burime brenda nga ky prodhues pohojnë që ky model me siguri që do ta ketë pra shenjën 961.

Pritet që çmimi i kësaj makine të sillet rreth 300.000 euro, ndërsa një pjesë e mirë e teknologjisë duke përfshirë edhe motoriken do të merren nga modeli 918 Spyder.

Nga modeli 918 Spyder pritet të merret edhe shasia monocoque e bërë nga plastika e forcuar me fibra të karbonit (CFRP) dhe motori 4.6-litra V8 forca e të cilit do të sillet rreth 600 KF.

Rezultati përfundimtar do të jetë se vetura do të shpejtojë deri në 100 km/h për diçka më pak se tre sekonda.

Në fund të shtojmë që 961 është pjesë e planit të madh me të cilin “Porsche” deri në vitin 2018 do të duhet t’i shesë rreth 200.000 automobila në vit.

 Barra kryesore për arritjen e këtij qëllimi do të bie në Macan, SUV-in e madhësisë mesatare, dhe në gjeneratën e ardhme Panamera dhe Cayenne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)