24 Dhjetor 2024

Porsche me modelin 911 Blu Edition

Paris, 11 gusht - Modeli Porche 911 Blu Edition do të duhet të paraqitej në muajin shtator në panairin e njohur të automobilave që mbahet Frankfurt.

Dizajni i automobilit definitivisht bie menjëherë në sy dhe nuk është për shijen e gjithkujt, ndërsa ajo që veçohet më shumë është kombinimi i karrocerisë “Riviera” me ngjyrë të kaltër me kulmin e kuq “Guards” dhe me detaje të shumta në pjesën e përparme.

Kulmi i përmendur është versioni i fortë i cili mund të largohet, paloset, dhe peshon vetëm 22 kg dhe është i pajisur me mekanizimin elektronik të mbylljes. Për tërheqje është përgjegjës motori 3.4-litra me 300 kuaj fuqi i cili zhvillon 287 Nm të momentit rrotullues.

Njësia mund të pajiset me ndërruesin e shpejtësive “PDK” i cili mundëson përshpejtimin deri në 100 km/h për 5.4 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 266 km/h.

Ajo më e rëndësishmja është se pritet që ky motor të pajiset me sistemin e avancuar “start/stop” dhe teknologjinë e çaktivizimit të cilindrave.

Kjo, së bashku me sistemin e regjenerimit të “Porsche-s”, do të duhet të mundësonte harxhimin mesatar prej vetëm 6.4l/100km dhe me emetimin e CO2 prej 152g/km.

Modeli Blu Edition do të jetë ekskluzivisht në dispozicion vetëm për anëtarët e “Porsche Club-it”, ndërsa çmimi i tij do të sillet rreth 74.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)