Porsche do të prodhojë veturë elektrike
Paris, 30 mars - Drejtori ekzekutiv i Porsche, Mattias Muller, ka konfirmuar lajmin e shumëpërfolur se kompania të cilën ai e drejton është duke shqyrtuar mundësinë e prodhimin të një veture elektrike.
Gjatë një interviste dhënë revistës Auto Motor, Muller, ka thënë se nuk është adhurues i flaktë e këtyre makinave, por se këtë gjë është duke shqyrtuar për hir të atyre që kanë dëshirë të ngasin vetura elektrike.
Ai beson se mund të prodhoj një veturë e cila do të kap shpejtësinë maksimale prej 300 kilometra në orë.
Por siç është raportuar kohë më parë, Porsche në vitin 2011 pati prezantuar prototipin Boxster E. Një model interesant me dy elektromotor që së bashku prodhojnë plot 245 kuaj fuqi, dhe që me një karikim përshkon plot 170 kilometra.