Porsche 960, makina që konkurron Ferrari Fighter
Paris, 29 janar - Porsche po përgatit një model sportiv i cili do të konkurrojë "Ferrari Fighter", i njohur ndyshe si modeli "FeFi".
Porsche i ri sportiv do të ketë motor me 8 cilindra me 4 turbombushës dhe dy interkuler, që siguron forcën prej 650 kuaj fuqive.
Ky motor arri një shpejtësi nga 0 në 100/km për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa transmisioni i tij është me 7 shpejtësi dhe pedale të dyfishtë. Makina pritet të daë në treg në vitin 2016.