24 Dhjetor 2024

Porsche 911 Turbo me 828 kuaj fuqi

Shtutgard, 7 janar - Wimmer Rennsporttechnik Solingen është kompania për rregullimin e makinave që ka bërë të mundur rritjen e performancës për modelin Porsche 911 Turbo (997).

Modeli i përforcuar është një kabrio me ngjyrë ari që tani posedon 828 kuaj fuqi.

Motori i makinës turbo 3.6-litra me gjashtë cilindra që zotëronte 473 kuaj fuqi, tashmë ajo ka kaluar në 828 kuaj fuqi.

Për 10.1 sekonda kjo veturë arrin shpejtësinë deri në 200 kilometra për orë, kurse shpejtësia maksimale është 348 kmh.

Për të realizuar një përforcim të tillë pronarëve ju duhet që të shpenzojnë 39 mijë euro për pakon e plotë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)