24 Dhjetor 2024

Polonia ndërton gazsjellës në Norvegji

Varrshavë, 31 janar - Me ndërtimin e gazsjellësit të ri kompania shtetërore petrokimike e Polonisë planifikon të ulë varësinë nga gazi rus.

Polonia planifikon që të ndërtojë gazsjellës në Norvegji për të rritur importin e gazit nga ky vend skandinav dhe në këtë mënyrë të ulë varësinë e gazit rus.

Kompania shtetërore petrokimike e Polonisë (PGNiG), e cila për një kohë të gjatë tenton që me “Gaspromin” të dakordojë zvogëlimin e çmimit, konfirmoi se do të ndërtojë gazsjellës deri në Norvegji me qëllim që deri në vitin 2020 nga ky vend të importojë disa miliarda kub metra gaz.

Me ndërtimin e gazsjellësit të ri kompania shtetërore petrokimike e Polonisë planifikon të ulë varësinë nga gazi rus duke marrë parasysh faktin se dy të tretat e nevojave të Polonisë me gaz kjo kompani i mbulon nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)