Pezho dhe Mitsubishi nuk duan ta bashkojn kapitalin
Gjenevë, 4 mars Prodhuesi francez i automobilave Pezho-Citroen dhe Mitsubishi japonez sot njoftuan se nuk do të hyjnë në bashkim të kapitaleve.
Në kumtesën e përbashkët të panairit të automobilave në Gjenevë, kompanitë theksuan se aleanca financiare nuk është e dëshirueshme në kushtet rrjedhëse.
Gazeta e përditshme afariste japoneze Nikei paraprakishtë shkruante se dy prodhuesit e automobilave janë në fazën përfundimtare të negociatave për bashkim, në të cilën Pezho-Citroen planifikon të blejë 30 deri në 50 për qind të aksioneve në prodhuesin e katërt më të madh japonez të automobilave.