Peugeot SXC, vetura më e bukur e vitit
Shangai, 3 maj - Peugeot SXC në panairin e veturave në Shangai, pas prezantimit premierë, është shpërblyer me çmimin e veturës më të bukur të vitit, në kategorinë e veturave koncept.
Çmimin për modelin e dizajnuar nga ekipi i Peugeot-it në Kinë, e ka ndarë redaktori i revistës automobilistike Car and Driver, duke e përshkruar këtë model si veturën më atraktive në historinë e Peugeot-it.
Peugeot SXC është shpërblyer për shkak të vijave të pastra dhe elegante, si dhe pamjes dinamike dhe futuristike.
SXC është i pajisur me teknologji HYbrid4 në kombinim me motor benzinë 1.6 THP me 218 kuaj fuqi dhe me motor elektrik me 95 kuaj fuqi. Harxhimet e tij janë 5.8 l/100 km.