22 Dhjetor 2024

Peugeot SXC, makina më e bukur e vitit

Shangai, 17 qershor - Peugeot SXC në panairin e veturave në Shangai, pas prezantimit premierë, është shpërblyer me çmimin e “veturës më të bukur të vitit”, në kategorinë e veturave koncept.

Çmimin për modelin e dizajnuar nga ekipi i “Peugeot-it” në Kinë, e ka ndarë redaktori i revistës automobilistike “Car and Driver”, duke e përshkruar këtë model si veturën më “atraktive në historinë e ‘Peugeot-it’”.

Peugeot SXC është shpërblyer për shkak të vijave të pastra dhe elegante, si dhe pamjes dinamike dhe futuristike.

SXC është i pajisur me teknologji HYbrid4 në kombinim me motor benzinë 1.6 THP me 218 kuaj fuqi dhe me motor elektrik me 95 kuaj fuqi. Harxhimet e tij janë 5.8 l/100 km. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)