Peugeot shpallet automobili më i besueshëm
Paris, 3 qershor - Sipas analizave që i ka bërë shtëpia e sigurimeve Warranty Direct makina e markës Peugeot është shpallur si makina më e sigurt.
Analiza është bërë duke marrë për mostër 20.000 vetura të vjetra nga 3 deri në 7 vjet,nga të cilat Peugeot 207 ka fituar titullin e automobilit më të besueshëm,me më së paku prishje.
Në mesin e dhjetë modeleve të automobilave të radhitur në listë,3 janë nga prodhuesi francez Peugeot.
Në vendin e parë figuron Peugeot 207,vendin e tretë 206 CC,dhe vendi i tretë i ka takuar modelit 107.
Me vetëm 6% të pjesëmarrjes në prishje dhe defekteve mesatare me vlerë prej vetëm 382 euro, Peugeot-ja është shpallur si më i besueshmi prej të gjithë automobilave tjerë evropian.