22 Dhjetor 2024

Peugeot RCZ shpallet automjeti më i bukur i vitit

Paris, 14 shkurt - Edicioni i parë special i Peugeot, RCZ, në festivalin e 25 ndërkombëtar të automjeteve është shpallur si automjeti më i bukur i vitit 2009.

Juria e këtij shpërblimi ka qenë publiku, e për automjetin më të bukur të vitit kanë vendosur 100.000 vozitës nga 62 shtete.

RCZ, i cili fillimisht ka qenë një automjet koncept, është një përmbledhje e emocioneve dhe një fazë e re në historinë e Peugeot.

Ky kupe 2+2 ka stil të ekspozuar dhe energjik i cili që prej paraqitjes së tij ka nxitur interesim të madh të publikut.

 

RCZ i është paraqitur publikut në panairin e automjeteve në Paris, ku Peugeot ka paralajmëruar shpërndarjen e 200 automjeteve në kuadër të edicionit special RCZ e të cilat brenda 48 orëve janë rezervuar.

Shpërblimin për automjetin më të bukur, të cilin Peugeot e ka fituar katër herë deri më tani, për këtë kompani e cila feston 200 vjetorin e themelimit është shumë i rëndësishëm sepse parasheh një të ardhme të ndritur, është thënë nga ky prodhues francez.

RCZ është një automjet modern, i cili prej fillimit të muajit prill të këtij viti do të shpërndahet në mbi tridhjetë shtete të botës, ku do të jetë një ambasador i denjë për elegancën dhe imazhin sportiv të Peugeot. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)