Peugeot përgatit modelin 308 GTi
Paris, 26 prill - Sipas informatave të fundit, Peugeot planifikon të zhvilloj një nën-brend luksoz të modeleve të saj të thjeshtë.
Për dallim nga Citroën, i cili blerësve u ofron vijën luksoze DS, Peugeot ofertën e saj do ta zhvilloj nën tre shenja: XY, GTi dhe R.
Dhe ai që tërheq më shumë vëmendjen, është modeli Peugeot 308 GTi, i cili do të ketë një pamje shumë më agresive dhe nën kapakun e motorit do të disponoj me 270 kuaj fuqi.
Për të qenë një model vërtetë sportiv, do të përdoren edhe amortizatorët sportiv, sistem sportiv i drejtimit, por edhe një rregullim sportiv si i interierit, ashtu edhe i eksterierit.
Tani për tani nuk ka data të sakta se kur do të dalin në treg këto modele, por pritet që Peugeot të reagoj shpejt, për të kapur trendin e veturave sportive me të cilat po garojnë kompanitë tjera automobilistike.