Peugeot nis prodhimin e modelit RCZ
Paris, 9 korrik - Peugeot nis prodhimin e gjeneratës së dytë të modelit RCZ. E ardhmja e këtij modeli ishte vënë në dyshim, pasi drejtori ekzekutiv muaj më parë pati bërë të ditur se planifikon të zvogëlojë numrin e njësive nga 45 në 26.
Por RCZ duket se nuk do të jetë viktimë e këtij vendimi, pas kompania është duke u përgatitur për gjeneratën e dytë.
Sipas inxhinierëve të kësaj marke, RCZ i gjeneratës së dytë do të arrijë në treg deri në fund të vitit 2016.