Peugeot me motor me ajër
Paris, 1 mars - Prodhuesi francez i makinave, Peugeot është krejtësisht gati që të shes makinën e parë hibride me ajër nga viti i ardhshëm.
Me sistemin e ri të motorit Hibrid Air hera e parë që kombinohet benzina me ajër të kompresuar firma thotë se makina mund ti ulë shpenzimet në karburante deri në 80 për qind kur e ngisni atë në qytete.
Motori me ajër do të përdoret vetëm nëpër qytete, sistem i cili aktivizohet automatikisht kur shpejtësia e ngasjes bie nën 70 kmh, thotë Peugeot përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
Sistemi kombinon një motor me gaz dhe një tjetër me ajër i cili hyn në funksion kur shpejtësia e makinës bie nën 70 kmh.
Mund të përdoret ose në ajër ose në benzinë, apo edhe në kombinim të të dyjave. Sipas kompanisë, deri më 2020, makina mund të arrijë në mesatare prej 190 kilometrash për gallon.
Sistemi i ri i motorit është një zbulim i madh për makinat hibride meqenëse bateritë e shtrenjta nuk do të nevojiten më.
Makinat me sistemin Hibrid me Ajër do të jenë më të lirë për tu blerë sesa modelet aktuale hibride. Shoferët nuk do të mbesin asnjëherë pa ajër të kompresuar sepse makina do ta ketë një pajisje të sofistikuar që garanton rimbushjen e tij automatikisht.