Peugeot me modelin e ri 308
Romë, 14 maj - Kompania franceze Peugeot këto ditë ka bërë publike fotografitë dhe detajet e para teknike të gjeneratës së re të modelit 308.
Edhe pse është pritur që modeli të jetë krejt më ndryshe, Peugeot ka vendosur që të mos eksperimentoj shumë me modelin e ri të 308-ës.
Edhe pse kohëve të fundit ka pasur shkurtime të modeleve që për vite të tëra kanë qëndruar në tregun botëror, Peugeot ka vendosur të sjellë në treg diçka të freskët.
Sa i përket dizajnit ftohësi tani është më i madh dhe më i sigurt sesa ai i modelit të kaluar. Ndërsa në maskë ka të punuar logon nga kromi që e bën këtë veturë të duket më agresive, dhe dritat janë të ngjashme me ato të modelit të vitit 2008.
308-shi i ri është i bazuar në platformën EMP2 të grupit PSA. Sa i përket dimensioneve, vetura është e gjatë 4, 25m, i lartë 1,46m që do të thotë se është pak më i shkurtë dhe më i ultë nga modeli i kaluar.
Enterieri gjithashtu sjell një stil krejt ndryshe, që sipas fotografive të para krijon përshtypje të mira tek adhuruesit e kësaj marke. Instrument tabela na rikujton në atë të modelit 208, derisa konzola qendrore kontrollohet përmes një ekrani 9,7 inçësh i ndjeshëm në prekje.
Besohet se 308-shi do të ndaj motorin e njëjtë me atë të Citroen C4, me këtë rast të disponueshëm do të jenë modelet me benzinë dhe naftë me katër cilindra që prodhojnë në mes 90 dhe 160 KF, derisa Peugeot 308 GTI do të jetë me motor më të fortë me 200 KF.
Vetura e re do të prodhohet në Sosho të Francës, dhe në sallonet e veturave do të jetë i disponueshëm deri në fund të vjeshtës, ndërsa për herë të parë pritet ti prezantohet publikut në panairin e veturave në Frankfurt.