Peugeot më 2011 ndërpret prodhimin e modelit 206
Paris, 27 shtator - Prodhuesi francez i automjeteve Peugeot ka vendosur që nga fundi i vitit 2011 të ndërpret prodhimin e modelit Peugeot 206 në Evropë.
Ky vendim vjen për shkak të ndryshimit të legjislacionit, por montimi i tij, siç pritet, do të vazhdojë në Amerikën Jugore, Kinë dhe Iran, njofton autoportali Autocar, duke iu referuar burimeve nga kjo kompani.
Peugeot u ka ofruar blerësve modelin 206 në vitin 1998, si zëvendësim për modelin 205. Mirëpo, edhe kompania është befasuar me mirëpritjen e këtij modeli, i cili u bë vetura më e shitur e Peugeot, duke arritur që brenda tetë vjetëve të shiten mbi 5 milionë copë.