Peugeot 308 zgjidhet makina e vitit në Gjenevë
Paris, 4 mars - Automjeti Peugeot 308 fitoi të hënën çmimin e makinës së vitit, dhënë nga një juri gazetarësh evropianë, duke u pozicionuar para makinës luksoze elektrike të kompanisë amerikane Tesla, Modeli S.
Është folur shumë për markën Peugeot kohët e fundit në lidhje me shumë çështje, por jo për makina, u shpreh drejtori i markës, Maxime Picat, në marrjen e çmimit në Gjenevë, një ditë para hapjes së sallonit të automobilave.
Ai e kishte fjalën për ngjarjet e fundit të prodhuesit francez PSA Peugeot Citroën, i cili ndodhet në vështirësi dhe do të mbështetet nga qeveria franceze dhe kompania kineze Dongfeng për të siguruar rimëkëmbjen e kompanisë.
Ndihem mjaft i lumtur të diskutoj për makina dhe për të mrekullueshmen Peugeot 308″, shtoi Picat.
Makina e prodhuar vjeshtën e kaluar në Evropë, u fabrikua në uzinën PSA të Sochaux-s, në lindje të Francës.
Juria e përbërë prej 58 gazetarësh të medias së specializuar, mes së cilëve vetëm një grua, mbajti shtatë finalistë për këtë edicion, ndër 30 automjete.