Peugeot 308 vjen më ndryshe
Paris, 18 korrik - Blogu Automobile.fr ka arritur të sigurojë dhe publikojë informatat rreth detajeve teknike të modeli të ri të Peugeot 308, si dhe çmimet që priten të zbulohen zyrtarisht nga kjo kompani në fund të këtij viti.
Gjenerata e re e Peugeot 308, do të jetë i disponueshëm në tregun e Francës në katër versione: Access, Active, Allure dhe Feline. Për versionin Access, çmimi fillestar do të jetë 17,800 euro me VTi me 1.2 litra motor që prodhon 85 KF.
Access gjithashtu mund të konfigurohet me motor 1.6 HDi FAP që prodhon 92 KF dhe që do të kushtoj 21,250 euro.
Sa i përket versionit Active, fuqia motorike do të jetë me 1.6 litra THP me 125 KF dhe do të kushtoj 22,150 euro, por nuk duhet harruar edhe motorin 1.6 e-HDi FAP me 115 KF për vetëm 24,300 euro.
Motori më i fortë me 1.6 litra THP dhe 155 KF do të jetë në versionin Allure dhe do të kushtoj 25,400 euro, si dhe versioni Feline me 27,500 euro.