24 Dhjetor 2024

Peugeot 308 Gti zhvillon rreth 250 KF

Paris, 11 tetor - Në intervistën e dhënë kohë më parë për mediat e huaja, zyrtari i “Peugeot-it”, Christophe Valet deklaroi se të gjitha detajet rreth modelit të ri Peugeot 308 GTi ende nuk kanë përfunduar, por potencoi se kjo makinë do të duhet t’i zhvillonte rreth 250 KF, “ndoshta më pak, e ndoshta edhe më shumë”, kishte thënë ai.

Valet po ashtu e konfirmoi se automobili do të ketë pezullimin më të lëshuar, shtyllat më të fuqishme kundër rrotullimit dhe amortizatorët më të fuqishëm, ndërsa mund të presim edhe frena kulmor, sistemin e përmirësuar të drejtimit dhe fellnet 19-inçëshe.

Derisa 308 GTi duhet të jetë balanc ndërmjet performancave dhe rehatisë në mënyrë që t’ju pëlqejë numrit sa më të madh të njerëzve, kompania planifikon të lansojë edhe modelin 308 R i pajisur me motorin 1.6-litra THP prej 270 KF i cili do t’i zhvillojë 330 Nm të momentit rrotullues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)