Peticion kundër ndërtimeve të larta
Vushtrri, 22 prill - Banorët e zonës në mes të rrugëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hakif Zejnullahu dhe Haxhi Zeka kanë kërkuar nga kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, që të mos lejojë ndërtime të larta në zonën e tyre, pasi që siç kanë thënë ata, bien ndesh me interesin e përgjithshëm të tyre.
Vushtrri. Banorë të zonës, që jetojnë në rrugët Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Hakif Zejnullahu dhe Haxhi Zeka, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ndërtesat e larta që do të ndërtohen në atë pjesë. Ata i kanë dorëzuar një peticion kryetarit të Vushtrrisë, Bajram Mulaku, nga i cili kanë kërkuar që të mos lejojë ndërtime të larta në zonën e tyre.
Besim Jashari, banor i asaj zone, i cili bashkë edhe me dy qytetarë të tjerë, Faik Bllata dhe Qazim Azemi, kishin biseduar për problemin në emër edhe të banorëve të tjerë me drejtorin e Urbanizmit, Sami Istrefi, ka thënë se me ndërtimet e larta në atë pjesë cenohet interesi i përgjithshëm i banorëve, cenohet Plani Rregullativ i qytetit si dhe dëmtohet mjedisi, shkruan gazeta Zeri