Përurohet Fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj
Prishtinë, 17 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon sot përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj.
Ndërtimi i kësajë fabrike është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm, që nga egzistenca e KRU - Prishtinës. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë 700 l/s .
Ndërtimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj ka arritur koston në vlerë prej 35 milion euro.
Financues të projektit janë: Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, dhe 20 milion KRUPrishtina sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me çrast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni, pjesëmarrës do të jenë: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, Ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, Drejtori i KFË-së Roland Siller.