25 Dhjetor 2024

Përurohet fabrika ARKOS LLC

Prishtinë, 12 shtator - R.I. SpA dhe SIMEST do të përurojnë selinë e re të ndërmarrjes ARKOS LLC, në Parkun Industrial të Drenasit – Komuna e Drenasit.

R.I. Spa dhe SIMEST SpA, ARKOS, Partnerë italian të ARKOS LLC, do të hapin Selinë Shoqërore dhe Stabilimentin e Prodhimit (Fabriken) ARKOS LLC ne Kosovë me daten 12 Shtator 2015 në ora 10.30, në Parkun e Biznesit të Drenasit.

R.I. Spa vepron për më shumë se 30 vjet në sektorin e projektimit dhe ndërtimit të sistemeve të ndërtimit modular, strehimoreve të pajisjeve teknologjike dhe pajisjeve logjistike, shumë aktive në zonën ballkanike në realizimin e projekteve të shumta.

SIMEST SpA është një shoqëri aksionare me një shumicë të madhe të pjesëmarrjes së kapitalit publik (Shtëpia e Depozitave dhe Huazimeve) që u themelua në vitin 1991 me qëllim të mbështetjes së sipërmarrësve italian në aktivitetet italiane të zgjerimit në tregje të reja ndërkombëtare.

Partneriteti ndërmjet kapaciteteve të sektorit publik dhe atij privat italian çoi në krijimin e ndërmarrjes \"ARKOS LLC\", në një kompani të specializuar në fushën e montimeve civile dhe industriale dhe në realizimin e strukturave metalike dhe të parafabrikateve të lehta, zemra e biznesit të ndërmarrjes është sektori inovativ dhe në zgjerim i madh në Ndërtimtarinë e Industrializuar.

Rol detereminues në themelimin e ARKOS ka qenë bashkëpunimi ndërmjet biznesit Italian dhe Qeverisë së Kosovës, dhe Komunes se Drenasit e cila e ka favorizuar dhe mbështetur, me politikat largpamëse ekonomike, të lehtësirave në hyrje të këtij investimi të rëndësishëm për rritjen e rrjetit të industrisë lokale.

Në ceremoninë e perurimit (inaugurimit) është paraparë të marrin pjesë Ing. Salvatore Tafuro, President i R.I. SpA dhe ARKOS LLC, Isa Mustafa - Kryeminister i Kosoves,  Hashim Thaqi - Zv/Kryeminister, Dr. Luka Martuscelli, Përgjegjës i Projekteve Infrastrukturore Simest SpA, të Dr. Andreas Ferrarese, Ambasadorit Italian në Kosove, të Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, Komandantit të KFOR-it, Nexhat Demaku, Kryetar i Komunës së Drenasit, Ministri I Tregtise dhe Industrise, Ministri I Ekonomise, si dhe zyrtar tjere shteteror e komunal dhe italian.

Gjithashtu edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura Italiane të pranishme në zonë si rezultat i Misioni të Paqeruajtes.

Andaj me rastin e inaugurimit te Fabrikes ARKOS LLC me daten 12 Shtator 2015 ne ora 10:30 ne Parkun e Biznesit ne Drenas, ftojme prezencen e mediave te shkruara dhe elektronike per percjelljen e ketij evenimenti tejet te veqante me rendesi ekonomike dhe industriale per Kosoven.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)