Përurohen punimet për rehabilitimin e fabrikës së ujit në Badoc
Prishtinë, 9 mars - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka bërët të ditur se sot do të bëj përurimin e punimeve për rehabilitimin e Fabrikës për përpunimin e ujit të pijshëm në Badoc.
Rehabilitimi i Fabrikës në Badoc është investim i perfshirë në Fazën e II-të të investimeve , në vlerë prej 17 milon euro, prej tyre 11 milion euro grant nga Komisioni Evropian dhe 6 milion euro kredi e butë si vazhdimësi e fazes së I-rë të investimeve
Faza e parë përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc dhe Tubacioni magjistral nga Penda deri te Stacioni i Pompave ne Badoc dhe mbrojtja e burimeve të ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit,
Kjo fazë ka filluar së implementuari në teren më 7 prill 2014 dhe si e tillë po përfundonë në ditën e sotme, për deri sa Faza e III-të e investimeve që përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro, do të përfundojë në pjesën e dytë të muajit Mars.
Rehabilitimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Badoc do të ketë efekt pozitiv në perforcimin e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga liqeni i Badocit.