23 Dhjetor 2024

Përkrahet lëshimi i licencës për “Envidity Energy Kosova LLC"

Prishtinë, 20 shtator - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu dy vendime të Qeverisë: vendimin e saj të datës 25.8.2016, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”, si dhe vendimin lidhur me projektin e  kompanisë “Sharr Cem dhe Titan America”.

Gjatë shqyrtimit të këtij vendimi, kryetari i Komisionit Mustafa, paraqiti rekomandimet, të cilat i adresohen Qeverisë dhe KPMM-së, ndërkaq, një ndër rekomandimet ishte edhe ai për Kuvendin, nëpërmjet të cilit kërkohet përkrahja e vendimit të Qeverisë lidhur me projektet e këtyre kompanive.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq,  ndonëse u shprehën në favor të rekomandimeve, një pjesë e tyre, përkatësisht përfaqësuesit e opozitës në komision, u shprehën se për mbështetjen e këtij vendimi, kanë nevojë për informata më të shumta, si dhe një studim më i thellë të projekteve,  të cilat kompanitë i  kanë paraqitur.

Pas kësaj, Komisioni me shumicë votash e  përkrahu vendimin e Qeverisë, si dhe rekomandimet lidhur me të.

Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu ka përkrahur edhe Raportin me amendamente të Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare, të cilin para komisionit e paraqiti deputeti Blerim Grainca, kryesues I grupit punues për amendamentimin e këtij projektligji.

Po ashtu, komisioni miratoi edhe plotësim-ndryshimin e Planit të punës për sesionin vjeshtor.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)