25 Dhjetor 2024

Përfundon ndërtimi i anijes më të madhe në botë

Seul, 6 dhjetor - Përfundon ndërtimi i anijes më të madhe në botë, e quajtur “Prelude”.

Struktura gjigante, që ka prekur ndonjëherë detin, është pronë e kompanisë “Shell”. Ajo ka përmasat 488 metra e gjatë, 74 metra e gjerë dhe peshon 600 mijë tonë.

Qëllimi i këtij objekti lundrues, është që të jetë një mjet i lëvizshëm për nxjerrjen e gazit nga fundi i oqeanit. Ndërtimi i saj ka zgjatur vetëm një vit.

Rekordin si anija më e madhe në botë, deri më tani, e mbante “Emma Maersk”, e cila është e gjatë 397 metra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)