Përfundon ndërtesa e dytë më e lartë në botë
Shanghai, 4 gusht - Punonjësit kanë përfunduar ndërtimin e godinës së dytë më të lartë në botë në një zonë komerciale në Shanghai të Kinës.
Trari i fundit u vendos në majë të Kullës 632 metra të lartë të Shanghait sot dhe instalimi u shoqërua me një ceremony me valvitjen e flamujve.
Punëtorët do të lëvizin tani për të ndërtuar pjesën e brendshme të godinës.
Kur kjo të përfundojë vitin e ardhshëm, kulla do të ketë dyqane të shitjes me pakicë, një hotel luksoz dhe ndoshta një muze.
E dizenjuar nga firma arkitektonike amerikane Gensler, ndërtesa me xham dhe çelik është e dyta më e lartë në botë pas kullës Burj Khalifa të Dubait e cila ka një lartësi prej gati 830 metra.