Për Trepçë-n sdiskutohet me askënd
Prishtinë, 20 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se çështja e Trepçës nuk do të diskutohet me askënd sepse është pasuri e Kosovës.
Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë takimit me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz.
Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës, që ndërmarrja Trepça të kalojë në pronësi të saj, po kundërshtohen ashpër nga Beogradi zyrtar.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se për Trepçë-n do të flitet në Bruksel. Temën e pronësisë në Bruksel nuk e kemi hapur ende dhe kërkojmë të bisedojmë tani, e jo që pasuria së pari të na merret brenda natës, pastaj të na thonë ejani të bisedojmë sepse i keni edhe dy miniera të vogla në veri, ka thënë Vuçiqi.