Pëlcet gypi me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, pa ujë katër zona
Prishtinë, 15 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur se para pak çastesh, ka pëlcitë një tub i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim.
Pa ujë të pijshëm sipas Ujësjellësit 'Prishtina' do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.
Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur.
"Se sa do të zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike", thekson Ujësjellësi 'Prishtina' .