Pekini do të mbyllë 300 fabrika që ndotin ajrin
Pekin, 13 shkurt - Treqind fabrika që ndotin ajrin në Pekin pritet të mbyllen këtë vit.
Qeveria komunale e qytetit thotë se ky veprim është projektuar për të përmirësuar cilësinë e ajrit tejet të dobët të qytetit.
Dokumenti i publikuar së fundi me titull \'Planit i Veprimit për ajër të pastër në Pekin\', thotë se projektet e energjisë dhe ndotjes intensive të tilla si çeliku dhe çimentoja nuk do të miratohen.
Një deklaratë nga qeveria lokale thotë se një listë e projekteve industriale që duhen ndalur ose pezulluar, do të publikohet në fund të prillit.
Industritë e tjera, teknikat e prodhimit dhe pajisjet do të identifikohen në gusht.