24 Dhjetor 2024

Passat i ri në treg do të paraqitet në gusht të vitit 2014

Frankfurt, 16 maj - Modeli aktual VW Passat është prezantuar në fund të vitit 2010 në Paris, ndërsa pasardhësi i tij në treg arrin më 2014.

Siç qëndrojnë gjërat, Passat i ri në treg do të paraqitet në gusht të vitit 2014 dhe do të punohet në platformën e re MQB.

Përveç dizajnit të ri, vëmendjen e tërheqin edhe paralajmërimet për variante të reja të karrocerisë.

Në të vërtetë, përveç versioneve të njohura Sedan, Variant dhe CC, Passat i ri do të jetë në dispozicion edhe si Coupe me dy dyer si dhe kabriolet.

Sa u përket motorëve, të cilët do të jenë më ekonomik, Passat i ri do të ketë në dispozicion motorët benzinë në versionet 92 kW/125ps dhe 205 kW/279ps, pastaj versioni Plug-in Hybrid me 147 kW/200ps dhe motorët me naftë nga ai 81 kW/110ps e deri tek ai me 190 kW/258 ps.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)