Pasanikë kinezë të etur për vera kulmore
Pekin, 5 janar - Pas kërkesës gjithnjë e më të madhe të çantave të disenjuara, kostumeve italiane dhe automobilave të shpejt, verat e shtrenjta italiane dhe franceze, sipas pritjeve do të duhej të bëhen shtesa e ardhshme e kinezëve të pasur.
Në Shangaj, qendra financiare e Kinës, hapen gjithnjë e më shumë shitore të verës ku mund të blihen vera të mira, ndërsa pasanikët e rinj kinezë pas përfundimit të obligimeve të punës për një shishe verë shpenzojnë edhe nga 152 dollarë.
Derisa Kina e zhvillon tregun vendor të verës, ekspertët nga kjo sferë shprehen se është shumë më fisnike të pihen vera të shtrenjta importuese. Ata parashikojnë se shitja e tyre do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshme.
Verat më të kërkuara franceze janë Chateau Lafite Rothschild me çmim fillestar prej 1.000 dollarëve amerikanë dhe Chateau Latour