Pas dy vjetësh vjen Ferrari Enzo i ri
![Pas dy vjetësh vjen Ferrari Enzo i ri](https://ekonomia.info/repository/images/main/Ferrari_Enzo_new.jpg)
Romë, 11 maj - Tashmë janë përhapur thashethemet rreth pasardhësit të modelit Ferrari Enza, ndërsa flitet se ai do ti bëjë konkurrencë Bugatti Veyron dhe në treg do të arrijë pas dy vjetësh.
Enzo është prezantuar në vitin 2002 dhe është prodhuar në 4000 copë.
Atë e lëviz motori 6.0 litërsh V12 me 650 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësia e tij maksimale ishte 355 km/h dhe për këtë model duhej të ndaheshin 650 mijë dollarë.
Sa i përket pasardhësit, ai pritet gjatë vitit 2012 apo 2013, ndërsa flitet se atë do ta lëvizë motori Twin-Turbo V8.
Nëse këto informata janë të sakta, atëherë pritet që ky model të jetë më i fuqishëm dhe më i shpejtë dhe një konkurrent i drejtpërdrejtë i Veyron.