Parku i Biznesit në Drenas nga sot pa ujë të pijshëm
Prishtinë, 25 tetor - Kompania e Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar të gjithë konsumatorët e "Parkut të Biznesit" në Drenas se, duke fillur nga dita e sotme e deri të dielën më 28 tetor 2018 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është se, në stacionin e pompimit në fshatin Vragoli kemi punë të planifikuara rehabilituese të objektit.
Pasi nuk kemi alternativa të tjera, teknikisht nuk mundemi të furnizojmë ,,Parkun e Bisnesit,, me ujë të pijshëm. Punët e planifikuara përfshijnë, rehabilitimin e rezervuarit si dhe vendosjen e një pompe të dytë.
Këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm enkas për ,,Parkun e Biznesit,, në komunën e Drenasit.