Panasonic rrit fitimet me 24 për qind
Tokio, 2 shkurt - Kompania japoneze e prodhimeve elektronike Panasonic ka shënuar rritje të fitimit prej 24 për qind në periudhën Tetor-Dhjetor 2010.
Rezultatet pozitive kanë ardhur megjithë dëmin e shkaktuar në tregun ndërkombëtar nga jeni japonez, vlera e të cilit ka qenë mjaft e lartë.
Rezultatet e Panasonic-ut vijnë pak ditë pas suksesit të një tjetër kompanie japoneze, asaj të prodhimit të automjeteve, Toyota.
Kjo e fundit megjithë problemet ka mbetur edhe vitin e kaluar kompania numër një në botë në industrinë e makinave.